TIRANE- Presidenti Bamir Topi, duke i kerkuar institucioneve nderim si duhet per klasen e ish te perndjekurve ka apeluar per realizimin sa me shpejt te skemës se kompensimit ndaj kesaj kategorie.
Gjate vizites ne Institutin e të Përndjekurve Politikë në Tiranë per ceremonine e nderimit te dy viktimave te ish-diktaturës komuniste Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja, eshtrat e te cileve u gjeten vetem pak dite me pare, Topi ka replikuar ne distance me kryeparlamentaren Topalli, lidhur me dhënien e dekorimeve nga institucioni i presidencës.
“Kujtoja që nuk është momenti për të luajtur një melodi të vjetër. Ata të cilët janë kanë në dorë vendimarrje politike të rekuperojnë sado pak dëmet që janë shkaktuar këtyre familjeve pasi duhet të përfundojë kompesimi i këtyre familjeve. Çdo adresim për element të tillë që unë nuk e di se kujt i drejtohen se nëse i drejtohen dikujt them që presidenca nuk bën dekorime me iniciativa personale dhe se ato vijnë të propozuara nga institucionet” theksoi Topi, ne pergjigje te deklarates se bere me pare nga Topalli.
Ajo deklaroi se dekorimet duhet te behen te merituara dhe ne kete liste nuk duhen perfshire ata qe akuzohen si ekzekutues.
“Ftojmë këdo që ka një pozicion të caktuar dhe për t`i thënë që të mos guxoni të dekoroni ata që kanë pushkatuar. Ata që dekorojnë vrasësit e këtyre djemve të rinj janë më shumë se hipokrit” theksoi Topalli.
Ne kete ceremoni homazh mori pjese edhe kryemisnitri, Sali Berisha. Ai shprehu nderim per martiret e demokracisë që u ekzekutuan nga regjimi barbar për fjalën e lirë dhe besimin te Zoti. “Shpreh nderimin për familjet e tyre dhe për të gjithë ata që sakrifikuan me vite burg e internime për vlerat më të arrira njerëzore të shoqërisë”, tha kreu i qeverise.
© Panorama.al











