Dekorimi i Baba Mondit/ Mesazhi i kryetarit të Shoqatës Atdhetare Kulturore “Tomorri”, Engjëll Musai: Të bashkohemi dhe të mos shohim ndasi

Dec 8, 2024 | 13:58
SHPËRNDAJE

Në ceremoninë e dhënies së dekoratës “Nderi i Shoqatës Tomorri” Baba Mondit dha mesazhin e tij dhe mbajti fjalën përshëndetëse, Engjëll Musai, kryetari i kësaj shoqate.

engjell musai

Në fjalën e tij, Musai  u shpreh se të gjithë duhet të bashkohemi dhe të mos shohim ndasi.

Engjëll Musai falënderoi Baba Mondin, i cili, i siç u shpreh ai, pranoi të jetë në zemrën dhe gjirin e Shoqatës Atdhetare Kulturore “Tomorri”.

“Sot Shoqata Atdhetare “Tomorri” ka kënaqësinë e veçantë, që shenjtëria e tij Haxhi Dede Baba Edmond Brahimi të ketë në mesin e saj jo vetëm shpirtërisht, por edhe zyrtarisht edhe nëpërmjet një ceremonie dhe nëpërmjet të dhënies së diplomës dhe certifikatës. Ne të gjithë bashkë duhet të bashkohemi dhe nuk duhet të shohim ndasi, pasi interesi i Shoqatës Atdhetare Kulturore “Tomorri” bashkëpunimi me të gjitha institucionet e shtetit, sic është rasti konkret me Akademinë e Shkencave. Gjej rastin të falenderoj kryetarin e ASH Skënder Gjinushi, që u bë pjesë e këtij aktiviteti dhe në veçanti Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve. Ju faleminderit Baba Mondi, faleminderit që pranuat të jenë në zemrën dhe gjirin e Shoqatës Atdhetare Kulturore “Tomorri””, tha ndër të tjera Musai.

LEXO EDHE: 

Baba Mondi u nderua nga shoqata “Tomorri”, Presidenti i “Hysenbelliu Group”, Irfan Hysenbelliu: Dekoratë e merituar! I bashkohem kontribuesve

U dekorua me titullin “Nderi i Shoqatës Tomorri”, Baba Mondi: Jem i nderuar! Kryegjyshata Botërore Bektashiane, në krah të promovimit të vlerave

Kryegjyshi Botëror Bektashian, Baba Mondi dekorohet me titullin “Nderi i Shoqatës Tomorri”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura