Deklaratat, zbardhet pasuria e shefave të Prokurorisë

Aug 12, 2012 | 11:31

TIRANE- Drejtues të Prokurorisë së Tiranës, të Krimeve të Rënda dhe të Apelit deklarojnë në ILDKP kursime nga pagat e tyre dhe të bashkëshorteve, por dhe kredi me interesa të ulëta për blerje apartamentesh.

Kreu i Prokurorisë së Tiranës, Sokol Malaj, ka kursyer gjysmën e pagës së tij, 1.2 milionë lekë, gjatë vitit 2011, por dhe kursime nga aktiviteti privat i bashkëshortes, si stomatologe, 3 milionë lekë. Malaj ka deklaruar dhe blerjen e një kullote prej një mijë metrash katrorë në fshatin Palasë të rrethit të Vlorës, ku si bashkëpronar ka paguar 200 mijë lekë.

Kreu i Prokurorisë së Tiranës vazhdon të paguajë një kredi 25- vjeçare me interes 3% për blerje apartamenti. Edhe zëvendësdrejtuesi i Prokurorisë së Tiranës, Genci Qana, rezulton në deklarimin e tij se janë shtuar kursimet me 250 mijë lekë, ndërsa nga paratë e kursyera në vite ka blerë një apartament në Orikum me sipërfaqe 80 metra katrorë.

Kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë, Olsion Çela, deklaron si kursim të të ardhurave gati gjysmën e pagës vjetore të tij…

(Deklaratat e pasurise se , SOKOL MALAJ, Drejtues i Prokurorisë së Tiranës, GENCI QANA, Zv.drejtues në Prokurorinë e Tiranës, OLSIAN ÇELA, Drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë, HENRIK LIGORI, Zv.drejtues në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Tiranë, Shkëlqim Hajdari, Kryeprokuror i Apelit Tiranë, BILBIL METE, Shef i hetimit të krimit ekonomik në Prokurorinë e Përgjithshme, SOKOL STOJANI, Drejtor i Drejtorisë së Hetimit dhe Ndjekjes Penale në Prokurorinë e Përgjithshme, KOLË HYSENAJ, Prokuroria e Tiranës, i lexoni ne numrin e sotem te gazetes Panorama, versioni print)

© Panorama.al

Te lidhura