E ardhmja e Pep Guardiolës te Mançester Siti është në ajër pas lajmeve se vazhdon hetimi për skuadrën e tij dhe shkeljeve që ka kryer në vite sa i përket rregulloreve financiare. Por sot, trajneri spanjoll ka shkruar një kapitull të ri të kësaj telenovele, teksa ka deklaruar se është gati t’i japë lamtumirën futbollit në fund të edicionit.
Ai ka kontratë deri në qershorin e vitit 2025 me Mançester Sitin, por trajneri bëri të qartë se nëse këtë vit skuadra e tij përsërit veten dhe fiton tre trofetë si në edicionin e kaluar, atëherë ai do ta mbyllë me trajnimin.
“Unë e di që është jashtëzakonisht e vështirë, sa shumë skuadra të jashtëzakonshme ka pasur në Angli dhe vetëm një me Aleks Ferguson ia doli, përveç nesh në sezonin e kaluar”, insistoi spanjolli.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al