Defekti, pas Kakavijës bllokohet edhe Kapshtica

Aug 25, 2011 | 12:12

Vetem pak ore pasi rinisi levizja ne piken e kalimit kufitar te Kakavijes, puna u bllokua ne Kapshtice.

Shkak si edhe ne rastin e pare u tha se eshte nje defekt ne sistemin kompjuterik, qe nuk le mundesi per kryerjen e procedurave te kontrollit e me tej, levizjen e lire te automjeteve dhe udhetareve qe presin te kalojne ne te dy anet e kufirit.

Gjithcka u zhbllokua brenda pak kohesh dhe levizja rinisi normalisht.

Kakavija

Sipas autoriteteve doganore, problemi ka ndodhur ne sistemin kompjuterik të kontrollit të dokumenteve ne anen greke te doganes.

Problemi u riparua vetem gjate paradites dhe puna nisi rreth ores 09.36, nderkohe qe puna ishte nderprere gjate nates.

Per pasoje ne dogane ka rradhe automjetesh e pasagjeresh, ne pritje te procedurave per te kaluar ne token greke.

Ditet e fundit eshte shenuar rritje e fluksit te udhëtarëve, ne te dyja anet e doganes, shqiptare qe ikin pas pushimeve ne atdhe e te tjere qe kthehen pas vizitave tek te aferm te tyre jashte.

© Panorama.al

Te lidhura