Debati i republikanëve, “bombardohet” kandidati Romney

Jan 9, 2012 | 10:50
Nga debati në New Hampshire

“Lufta” mes republikanëve për të nxjerrë më të mirin që do të sfidojë Presidentin Barack Obama në nëntor të këtij viti, duket se po ashpërsohet çdo ditë. Debati i fundit “live” mes kandidatëve të deritanishëm është mbajtur dje në New Hampshire, ku fokusi i të gjithëve ishte përqendruar vetëm tek sulmi ndaj një individi. Kandidati kryesor i republikanëve, Mitt Romeny, është “bombarduar” me pyetje dhe kundërshtime nga pesë kandidatët e tjerë ende në garë, të cilët e kanë sfiduar dhe sulmuar duke mos lënë jashtë asnjë detaj lidhur me karrierën, pikëpamjet mbi edukimin social apo dhe familjen, por pika më e fortë e debatit ishin të drejtat e gay-ve. Aq i ashpër ishte sulmi në deklarata, sa për herë të parë që nga fillimi i kësaj gare u vunë në pikëpyetje kredencialet e kandidatit që ka qenë në krye të sondazheve të zhvilluara, më i fundit ai në Iowa javën e kaluar. Deri më tani, në garë mbeten gjashtë kandidatë republikanë, të cilët në muajt e ardhshëm do të përballen me debate të hapura në gjithë shtetet e SHBA-ve, deri në kurorëzimin e fituesit në konventën e partisë në muajin gusht gati për sfidën e vjeshtës. Deri më tani, në garë mbeten kandidati Mitt Romney ish-guvernator i Masachusetts, Rick Perry guvernator i Teksasit, Ron Paul, kongresmen i Teksasit, Rick Santorum ish-senator i Pensilvanisë, Neët Gingrich ish-zëdhënës në Shtëpinë e Përfaqësuesve, Jon Huntsman ish-guvernator i Utah. Gara për të zgjedhur republikanin që do të sfidojë Presidentin aktual të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, do të zhvillohet në të gjitha shtetet, duke dëgjuar alternativat e secilit në debate live.

© Panorama.al

Te lidhura