
TIRANE- Deputetet e opozites nuk kane votuar ndryshimet ne Kodin Penal, sot ne Komisionin e Ligjeve. Mbledhja eshte shoqëruar me debate mes pozites dhe opozites, e cila ka kushtezuar voten e saj pro Kodin me nje amendim per denimin me burg ndaj falsifikatoreve te te dhenave zyrtare.
Deputet socialiste kanë propozuar dënimin me 2 deri në 10 vjet burg per kedo qe falsifikon të dhënat ose statistikat zyrtare, duke e argmentuar kete me shmangien e situates ne te cilen u gjend Greqia.
Por maxhoranca e ka kundershtuar kete propozim, duke deklaruar se ne cdo moment nje situate e tille mbikqyret nga institucionet nderkombetare. Pas debateve dhe mosakordin per kete propozim, opozita ka votuar kundër ndryshimve në Kodin Penal.











