Debat në studio/ Çoçoli: Buxheti 2025 ka fytyrë njerëzore! Shehaj: O Fatos ki respekt ndaj vetes dhe pensionistëve

Dec 3, 2024 | 21:46
SHPËRNDAJE

Buxheti 2025 shkaktoi debate në studion e “Open” në News 24.

MixCollage-03-Dec-2024-09-48-PM-2955

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot 75 vota pro të mazhorancës dhe 24 kundër të opozitës, ndërsa rrëzoi amendamentet e propozuara nga opozita.

Lidhur me këtë ish-drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj tha se amendamentet e propozuara nga opozita ishin një alternativë për buxhetin, një alternativë e mirë menduar dhe e punuar nga opozita, por që sipas Shehajt nuk u trajtua ashtu siç duhej në Kuvend.

Shehaj foli me kritika për buxhetin 2025, ndërsa eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli tha se buxheti 2025 është një buxhet dinjtioz, me fytyrë njerëzore.

Çoçoli tha se paratë që buxheti i shtetit të Kosovës, i Serbisë, i MV ka në sasinë e tyre në total janë më pak se sa buxheti që ka Shqipëria.

Kjo deklaratë e tij shkaktoi reagime të forta në studio. Brisida Shehaj iu përgjigj duke thënë:” O Fatos ki içik respekt ndaj vetes dhe babës tim pensionist dhe gjithë pensionistëve të tjerë.”

Pjesë nga debati

Shehaj: Amendamente janë ajo alternativa. Pagat janë të pashmangshme, pagesat për koncesionet, blerja e ilaçeve, shpenzimet operative, interesi i borxhit, janë disa detyrime që janë fikse. Pastaj mbetet fusha e investimeve, aty ku dhe opozita ka propozuar amendamentet. Investimi te familja te burimet njerëzore te individi, kjo është thelbi i asaj që duhet të bëjë opozita në kuvend. Amendamenti është buxhet alternativ.

Çoçoli: Nuk është skandaloz është me këmbë në tokë, është buxhet dinjitoz. Ka 3 përmasa, e para të jetë njerëzor pra të ndihmojë shtresat në nevojë. Buxheti ynë është si përqindje e parave që vjen për pensionet, njerëzit në nevojë, personat me aftësi të kufizuara, nënat me më shumë se tre fëmijë. Buxheti i shtetit ndryshe nga buxheti familjar shkon edhe në mënyrën e shërbimeve për qytetarët. Paratë që buxheti i shtetit i Kosovës, i Serbisë, i MV në sasinë e tyre në totalin janë më pak se sa buxheti që ka Shqipëria. Pjesa e dytë është kur u fol për investime. Investimet janë për zhvillim. MV e ka nisur reformën e pensioneve në vitin  2005.

Shehaj: O Fatos ki içik respekt ndaj vetes dhe babës tim pensionist dhe gjithë pensionistëve të tjerë.

Çoçoli: Pensionet tona vuajnë nga një sëmundje kronike 33 vjeçare.  Fytyra njerëzore është që brenda mundësive që ke, të japësh më shumë se fqinji jot. Përmasa investuese është e dyta më e lartë në 33 vitet e fundit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura