De Block: Presioni i azilantëve, rrezik për vizat

Jun 13, 2012 | 17:48

SHKODER-  Sekretarja belge për emigracionin Moggie de Block ka perseritur rrezikun e kthimit te regjimit te vizave nese ka presion te fluksit te azilkeruesve.

Gjate nje takimi ne Shkoder ajo i ka bere apel autoriteteve te mos lejohen abuzimet me kerkesa false per azil, perfshire ketu edhe ato qe motivohen nga gjakmarrja.

“Vendet e BE e kane bere te qarte se do te kete pezullim te levizjes se lire nese do te kemi presion te forte nga kerkesat per azil”- tha ajo, duke shtuar se aktualisht janë 45 kërkesa në muaj që bëhen prej shqiptarëve drejt Belgjikes, ku 90 % e tyre janë nga Shkodra.

“Edhe pse Shqipëria është një shtet i sigurtë sa i takon azilit dhe emigracionit, shteti shqiptar duhet të marrë masa ndaj azilit për gjakmarrje” tha ajo.

 

© Panorama.al

Te lidhura