Darka me Metën, Rama: Me ftesën e kreut të LSI

May 10, 2012 | 21:16

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama shpjegoi sot arsyet e darkës me kreun e LSI-së Ilir Meta pak ditë përpara se të takohej publikisht me të.

I ftuar në emisionin”Opinion” të Blendi Fevziut, Rama u shpreh se; “Pas ftesës sime publike, unë kam marrë mbrapsht një ftesë nga kryetari i LSI-së, i cili ka shprehur dëshirën që të takohemi paraprakisht për të biseduar sy më sy. Për të diskutuar jo në rrugë protokollare, por sy më sy lidhur me atë shqetësim që unë kisha shprehur në ftesën publike.”

Në këtë mënyrë ka shpjeguar Rama, mund të mbillet edhe një klimë besimi mes palëve, pas një moskomunikimi të gjatë, që është i lidhur me një histori jo të pëlqyeshme.

Ai shpjegoi më tej se është takuar me Metën si një përfaqësues i forcave që sot qeverisin.

Rama tha se ky takim është një dëshmi e unitetit kombëtar, duke shtuar se këtu nuk bëhet fjalë se njeriu zgjedh se më kë duhet të kalojë kohën e lirë. Nuk është çështje personi, tha ai, është çështje njerëzish që përfaqësojnë vullnete te ndryshme të njerëzve, të të njëjtit popull.

Kreu socialist tha se eshte gati te beje gjithçka qe Shqiperia te mos humbe edhe njehere shansin per te marre statusin kandidat per ne Bashkimin Evropian.

© Panorama.al

Te lidhura