Dallku mund Dinamon e Bakajt, shënon Januzi

Aug 26, 2011 | 13:02

Vorskla Poltava, ku luajnë Ahmed Januzi e Armend Dallku, ka bërë një arritje historike pasi është kualifikuar në fazën e grupeve të Ligës së Europës. Ekipi ukrainas edhe në ndeshjen e kthimit ka mposhtur ekipin rumun të Dinamos së Bukureshtit, me rezultatin 3-2, në të cilin luan edhe fantazisti i Kombëtares shqiptare, Elis Bakaj. Që të tre lojtarët shqiptarë ishin titullarë në këtë takim, por ai që iu gëzua natyrisht më shumë kësaj fitoreje ishte sulmuesi Ahmed Januzi, i cili shënoi edhe golin e parë të takimit. Në minutën e 37-të, sulmuesi kuqezi shfrytëzoi mirë një hutim të mbrojtjes vendase për të përcjellë topin në rrjetë. Më pas vendasit nisën sulme të vazhdueshme, pjesa më e madhe e të cilave nisnin nga këmbët e Bakajt. Në minutën e fundit të pjesës së parë, Torje barazoi për Dinamon. Por, në pjesën e dytë ukrainasit shënuan edhe dy herë të tjera me anë të Baranik (72′ dhe 78′) duke e bërë tejet të pavlefshëm golin e Tukudean, në minutën e 90-të të lojës.

© Panorama.al

Te lidhura