Dallku: Bosnja e dobët në mbrojtje, do ta mundim

Jun 4, 2011 | 9:38

Armend Dallku beson se kanë gjetur sekretin e Bosnjës. Sipas tij, kundërshtari i 7 qershorit është një skuadër me kualitete në mesfushë dhe sulm, por çalojnë shumë në repartin difensivë. “Jam rikthyer në Kombëtare dhe kjo më gëzon pa masë, pasi kam dëshirë që gjithnjë të kontribuoj për këtë skuadër. Frikë nga  Bosnja? Absolutisht jo. Është e vërtetë që ka një skuadër të mirë me lojtarë që luajnë në klube me emër në Evropë, por kjo nuk do të thotë se janë të pakalueshëm. Madje, ata kanë shumë probleme në lojën në mbrojtje, paçka se në sulm kanë shumë lojtarë me kualitete”, ka pohuar Dallku.

© Panorama.al

Te lidhura