Dalipi: Betimi i Bashës, kundër procedurave

Jul 25, 2011 | 15:06

TIRANE- Këshilltari socialist Aldrin Dalipi e ka quajtur betimin e kreut te ri te bashkise, Lulzim Basha kunder procedurave.

Ne nje deklarate pasi Basha mori zyrtarisht detyren e re, Dalipi deklaroi se në këtë proces nuk u dëgjua zëri i qytetarëve, por zëri i disa këshilltarëve.

“Nuk është normale cka ndodhi se nuk u lexua dhe dëgjua zëri i qytetarëve por vetëm një zë dhe një vullnet, ai i Bershës që u bëri dhuratën më të shëmtuar qytetarëve të Tiranës, manipulimin publik, si për kryebashkiakun dhe këshillin bashkiak”- tha Dalipi.

Sipas tij, edhe Basha e di, sepse konsideratën nuk e shprehin vetem te majtet e qytetarët, zëri i të cilëve u godit, por edhe faktori ndërkombëtar.

“Ju e dëgjuat vizionin e Bashës, por ata që janë jashtë sallës e njohin vizionin e tij, tërësisht i përputhur me grabitjen e rrugës Durrës Kukës, shitjen e detit, ashtu edhe vrasjet e 21 janarit. Ne ndenjëm në sallë sepse përfaqësuam zërin e të gjithë atyre që refuzuan Bashën dhe pëfaqësojmë zërin e qytetarëve që kërkojnë respektimin e ligjit dhe institucioneve”- tha ai.

.

© Panorama.al

Te lidhura