Pas vdekjes së saj ka patur spekullime të ndryshme lidhur me shkaqet që çuan kengetaren Amy Winehouse drejt vdekjes.
Sot, janë bërë publike analizat të cilat i janë dërguar dhe familjes.
Ato konfirmojnë se nuk eshte gjetur përmbajtje substancash të ndaluara(droge) në trupin e këngëtares në kohën që ajo ka humbur jetën.
Një zëdhënës i familjes së saj, doli para mediave dhe shpjegoi se analizat tregojnë për prezencë të alkolit në trupin e Winehouse, por nuk mund të thuhet tani nëse kjo ka luajtur rol në vdekjen e saj.
Familja ka falenderuar autoritetet për punën që po bën në zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së vajzës së tyre, në moshën 27- vjeçare.
© Panorama.al











