Shuarja e zjarreve, angazhohen 1161 forca të FA

Aug 30, 2012 | 15:40

TIRANE- Gjatë ditës së sotme në operacionin për shuarjen e zjarreve të rënë në të gjithë vendin janë angazhuar 1161 forca te FA.

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se ne operacion jane perfshire 54 mjete, 2 helikopterë dhe disa autoambulanca të Foracve të Armatosura.

“Një grup i Batalionit Special është nisur me helikopter AB-205 në drejtim të Lurës për të kontribuar në shuarjen e zjarrit që ka rënë në Parkun Kombëtar të Lurës. Ndërsa një efektiv tjetër prej 50 vetësh të Batalionit të Këmbësorisë Malore në Vaun e Dejës në Shkodër po punon për shuarjen e zjarreve që kanë rënë në zonën e Pukës”- thote MM.

Sipas saj, një efektiv prej 20 forcash dhe një mjet transporti i Detashmentit të Kukësit janë vënë në dispozicion të Emergjencës Civile të qarkut të Kukësit për shuarjen e zjarrit të rënë në rajonin e komunës Tërthore.

“Ndërsa një efektiv prej 23 forcash dhe një mjet transporti janë vënë në dispozicion të Emegjencës Civile të qarkut të Korçës për shuarjen e zjarrit që ka rënë në rajonin e Bozdovecit (Qafa e Ujkut)”- njoftohet me tej.

Dajt e Priskë, mbi 800 forca të FA kundër zjarreve

Mbi 800 forca, pjesë e Forcave të Armatosura janë angazhuar sot për shuarjen e zjarreve në Malin e Dajtit dhe në zonen e Qafe Priskës.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se qe ne orët e para të mëngjesit në këtë operacion janë angazhuar 45 mjete të ndryshme transporti dhe zjarrfikëse, autoambulanca dhe autobote nga të gjitha strukturat e Forcave të Armatosura, si dhe së shpejti do të nisin operacionin edhe disa helikopterë.

“Nga Baza e Stërvitjes në Bizë dhe po shkojnë drejt Malit të Dajtit edhe 300 forca të tjera ushtarake. Në mbështetje të këtij operacioni janë vënë në gatishmëri 2684 trupa, 152 mjete, 16 autoambulanca, 6 zjarrfikëse dhe 4 helikopterë të FA”- thuhet në njoftim.

Operacioni është ndjekur nga afër nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, i cili e ka cilësuar këtë situatë vërtetë kritike. “Pjesëmarrja jonë në këtë operacion është edhe njëherë një dëshmi që tregon vëmendjen e posaçme që tregojnë Forcat e Armatosura për të qëndruar pranë shqetësimeve dhe për t’i ardhur në ndihmë komunitetit në çdo emergjencë që krijohet”, – ka thene ai.

© Panorama.al

Te lidhura