Pas skandalve të shumta të cilat lidheshin me emrin e saj, këto ditë këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri është shfaqur përsëri me një provokim të radhës. Pasi ka vizituar qendrën e fitnesit, këngëtarja Zeqiri është fotografuar e djersitur dhe ka postuar foton në profilin e saj, duke dashur të provokojë fansat e saj. Ka kohë që këngëtarja nuk prononcohet për mediat, por vetëm u jep hapësirë atyre që të shkruajnë për aktivitetin e saj…një taktikë që rrallë artistë e preferojnë!











