Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri, e cila një kohë të gjatë ka qenë shumë e përfolur për lidhjen me Krenar Çoçajn, edhe pas ndarjes së tij vazhdon të jetë shumë e përfolur. Kjo pikërisht për faktin se vetë këngëtarja ende nuk është prononcuar për ndarjen nga Krenari, si dhe për lidhjen e re që e ka krijuar me rep-këngëtarin Ledri Vula me të cilin mediat kosovare kanë shkruar se ka pasur lidhje edhe kur ishte me Krenarin. Ka vendosur që të mos flasë më asnjë fjalë për lidhjen e re, edhe pse ekspozohet shumë në publik, ndërsa në asnjë gazetë nuk ka thënë asnjë fjalë si prononcim. I vetmi burim ku vendos të rejat këngëtarja, është profili i saj në Twitter (Dafina_Zeqiri).











