Dafina me gjeste intime në koncert, Ledri puthet nga dy femra

Jul 15, 2012 | 13:27

Për momentin është një nga emrat më të kërkuar të skenës shqiptare. Koncerte pa fund dhe gati çdo datë e ka të prenotuar nëpër gjitha vendet ku jetojnë shqiptarët. Shkrimet rreth jetës private si duket nuk i hyjnë shumë në punë Dafinës, teksa ajo vazhdon suksesin me mbrëmje e koncerte të ndryshme, madje edhe duke bërë disa gjeste intime, të cilat me siguri i quan si pjesë e performancës. Kështu, gjatë koncertit në një disko në Dibër, Dafina Zeqiri nuk ka kursyer aspak gjestet intime për të treguar se është në formë të mirë e duke lënë gojëhapur shumë fansa që kishin ardhur për të ndjekur koncertin e saj.
E në anën tjetër, po përflitet shumë ndarja nga Ledri Vula. Si duket, për Dafinën, ndryshe nga karriera, dashuria nuk po shkon si duhet. Pas shkrimeve për ndarjen, asnjëri nuk është prononcuar, vetëm se Ledri është parë duke u përqafuar nga dy femra të panjohura, ndoshta fanse të tij, të cilat nuk e kanë lënë t’u ikë momenti që të gjenden në përqafim të të preferuarit të tyre, pasi Ledri aktualisht  është një nga meshkujt më seksi të skenës shqiptare. Se si do të vazhdojë ”lidhja” e tyre, pritet të shihet në vazhdim…

© Panorama.al

Te lidhura