Daçiç telefonon Presidentin e zgjedhur, Nishani

Jul 6, 2012 | 20:40

Në përpjekje për t’i bindur vendet fqinje se qeveria ardhshme e Serbisë nën drejtimin e tij do të angazhohet për ngritjen dhe fuqizimin e marrëdhënieve të mira dypalëshe, dhe do të jetë faktor i paqes dhe stabilitetit, ministri aktual i Policisë dhe mandatar për formimin e qeverisë së re serbe, Ivica Daçiç ka biseduar sot me telefon me presidentin e ri të Shqipërisë Bujar Nishanin.

Lajmi percillet nga agjencia e lajmeve INA, e cila i referohet nje komunikate per shtyp dale nga zyra e shtypit e Ivica Daçiç.

Lajmi konfirmohet edhe nga International Radio Serbia, e cila citon Daçiç ti ketë thënë agjencisë së lajmeve serbe, Tanjug se, ata kanë diskutuar për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe, në interes të paqes dhe stabilitetit në rajon.

Ne komunikate thuhet se, Daçiç si kryeministër i ardhshëm i Serbisë ka biseduar për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe me Shqipërinë.

“Është përcaktim i përbashkët që të avancohen marrëdhëniet tona dypalëshe në interes të paqes e të stabilitetit të rajonit” -thuhet ne deklaratë.

Sipas agjencisë, INA, ne deklarate nuk jepen detaje te tjera lidhur me çfare kane biseduar Daçiç dhe Nishani. Ndërkaq, nga zyra e shtypit e Presidentit të zgjedhur, Bujar Nishani nuk ka patur asnje deklarate lidhur me biseden telefonike.

 

© Panorama.al

Te lidhura