Dacic: Arrestimet e policëve, provokim i Prishtinës

Feb 26, 2012 | 10:45

Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçic ka konfirmuar se te Gjilani janë arrestuar 4 pjesëtarë të MUP-it të Serbisë dhe një person tjetër, duke shtuar se bëhet fjalë për provokim të Prishtinës. Ai nëpërmjet agjencisë serbe Tanjug ka paralajmëruar “masa reciprociteti”, nëse situata nuk sqarohet brenda 48 orësh.

Daçiq për Tanujg ka saktësuar se punëtorët e arrestuar të MUP-it jetojnë te Gjilani, ndërsa punojnë në Vranjë, ndërsa në kontekst të reciprocitetit ai ka përmendur pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të cilët jetojnë në Rashkë, Nish dhe Vranjë, ndërsa kanë marrë pjesë, sipas tij, në aksionet së marrjes së ‘kalimeve administrative”.

Daçiq ka përkujtuar se më 1999, në bazë të Rezolutës 1244 dhe Marrëveshjes së Kumanovës, drejtoritë e policisë serbe janë zhvendosur nga Kosova. Kësisoj, psh, tha ai, Drejtoria e policisë së Gjilanit gjendet në Vranjë, raporton koha.net.

E njëjta situatë është edhe në Policinë e Kosovës, thotë Daçiq dhe shton se në PK ka serbë të cilët udhëtojnë nga Rashka, Nishi dhe Vranja për të punuar në Policinë e Kosovës, dhe disa nga ta kanë marrë pjesë në marrjen e kalimeve kufitare, tha ministri serb.

Aksioni i ROSU-s, për Daçiqin nënkupton edhe një provokim të Qeverisë së Prishtinës, e cila mund të destabilizojë krejt atë që është arritur me marrëveshjet në Bruksel.

“Është e dukshme që udhëheqjes së Prishtinës nuk i pëlqen kur arrihen marrëveshjet, sidomos tash kur marrëveshjet janë të kundërta me ato që ata deklarojnë dhe kur shihet qartë se Kosova do të përfaqësohet në mënyrë asimetrike në trupat rajonale, në raport me pjesëmarrësit e tjerë, me shenjën e qartë të Rezolutës 1244”, është shprehur ai.

© Panorama.al

Te lidhura