
Apeli lë në “arrest me burg” të dyshuarin, zbardhet dëshmia në Gjykatë.
“I forti” i rrugës “Myslym Shyri”: Arma, e mikut të Shullazit.
Pistoletën pa leje që kishte me vete më 19 gusht 2012 Gjergj Cukali, i njohur si “i forti” i “Myslym Shyrit”, e kishte dhuratë nga shoku i tij, njëkohësisht miku i Emiliano Shullazit, Arlind Fuga. Ky i fundit ia kishte dhënë pistoletën Cukalit pak ditë para mbrëmjes së 20 marsit, kur u ekzekutua me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar në një nga rrugicat pranë Drejtorisë së Policisë në Tiranë. Armën e dhuruar nga Fuga, Cukali e mbante për vetëmbrojtje dhe nuk e kishte përdorur asnjëherë, derisa ajo iu sekuestrua nga policia. Të paktën kështu ka deklaruar 32-vjeçari Cukali për hetuesit gjatë marrjes në pyetje pas arrestimit të tij.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)
© Panorama.al











