Ministria e Shëndetësisë ka bërë përditësimin e situatës epidemiologjike në vend gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas MSH nga 385 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë ka 28 qytetarë, ndërsa nuk është shënuar asnjë humbje jete në 24 orë.
Njoftimi:
4 Prill 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar imunitetin e tyre.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 385 testime, nga të cilët 28 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19:
22 në Tiranë, 2 në Pukë, nga 1 qytetarë në Durrës, Devoll, Belsh, Fushë Arrëz.
Janë 188 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,135 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (4 Prill 2023)
Raste të reja ditore 28
Të shëruar në 24 orë 8
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 385
Testime totale 2,049,782
Raste pozitive 333,927
Raste të shëruara 330,135
Raste Aktive 188
Humbje jete 3,604
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 160
Shkodër. 7
Vlorë 6
Berat. 5
Durrës. 3
Korçë. 3
Fier 2
Elbasan. 2
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al