Çmimi i Madh Spanjës, Vettel në “Pole Position”

Jun 25, 2011 | 15:46

Piloti gjerman i Red Bull do të niset i pari nesër, pasi ka arritur të japë kohën më të mirë në provat zyrtare për Çmimin e Madh te Europes në Valencia te Spanjes.

Sabastian Vettel tregoi edhe në garën  sotme se ai është pretendenti absolut për të fituar titullin kampion duke shënuar kohën 1.36.975.

Menjëherë pas tij u rendit, Mark Webber,  ndërsa në vendin e tretë Lewis Hamilton.

Gara për Çmimin e Madh te Europes në Valencia te Spanjës do të zhvillohet nesër në orën 14:00.

© Panorama.al

Te lidhura