Skënderbeu nuk njeh limite në merkaton e verës, teksa është pranë akordit me mbrojtësin e Tiranës, Andi Lila, si dhe kroatin që dikur ka luajtur me bardheblutë, Toni Pezo. Lajmi konfirmohet për “Panorama Sport” nga burime të sigurta pranë presidentit Agim Zeqo. Ky i fundit është i vendosur për të ndërtuar një superskuadër, e cila mund të arrijë suksese në Ligën e Kampioneve. Kalimi i turit të dytë është objektivi i klubit bardhekuq dhe, kësisoj, për të pasur një grup bindës, stafi drejtues është fokusuar te lojtarët më të mirë. Për të plotësuar boshllëkun e krahut të djathtë të mbrojtjes, Lila shikohet si lojtari perfekt. Lila mësohet se është nën kontratë me Tiranën, ndërkohë që ka edhe disa sinjale nga klube të huaja. Megjithatë, Skënderbeu do të kërkojë të përfitojë nga kaosi që ka përfshirë së fundmi klubin bardheblu. Nga ana tjetër, gjërat duken më të lehta për afrimin e kroatit Pezo. Ky i fundit është nën kontratë me Hajdukun e Splitit dhe gjasat janë që të vijë në Korçë.











