Çiljeta takon grupin e famshëm “Los Rebujitos”

Aug 5, 2012 | 13:17

Fundjavën e kaluar, Vlora ka qenë në festë. Edhe pse ishte bërë njoftimi nëpërmjet mediave dhe posterave, shumë ishin skeptikë për vërtetësinë e lajmit. Aty thuhej se në Pub-in “Sain Tropez” do të këndonte grupi i famshëm i momentit “Los Rebujitos”. Ardhja e këtij grupi dukej si një gjë gati-gati e pamundur, ndërkohë që tashmë janë të shumtë ata që këngën e tyre hit “Un bonito final” e kanë vënë si zile celulari për ta dëgjuar sa më shpesh. Por, djemtë simpatikë mbërritën në Vlorë duke e kthyer në një event të paharruar për këtë qytet faktin që një grup kaq i famshëm mund të shihej live prej fansave shqiptarë. Nga Tirana kishin mbërritur me qindra fansa, duke shkaktuar një bllokim të tmerrshëm trafiku, një sakrificë kjo që ia ka vlejtur. Këtë grup e ka takuar, madja ka bërë edhe foto me ta, edhe këngëtarja jonë Çiljeta Xhilaga. Me siguri edhe për Çiljetën takimi me djemtë e “Los Rebujitos” ka qenë një ngjarje e veçantë, ndërkohë që vetë këngëtarja është e impenjuar me shumë koncerte në Shqipëri, por dhe jashtë saj. Thuhet që Pub-i “Saint Tropez” ka paguar shumë para për ta sjëllë në Vlorë grupin e famshëm spanjoll.

© Panorama.al

Te lidhura