Cili është “ilaçi” i vetëm për këtë fantazmë apo kufomë PD?

Sep 27, 2023 | 11:00
SHPËRNDAJE

NGA XHEVAT MUSTAFA Xhevat Mustafa

Shkurt e SHQIP, pa bërë gjatë moralizim e filozofi, gazetari e diplomaci, sepse DEMOKRATËT kanë 32 vjet që janë bindur se cilët janë DEMOKRATË, TË DJATHTË, OPOZITARË TË VËRTETË dhe cilët “kuaj dhe pela Troje, Blloku, Sorosi, Surreli…!

“Ilaçi” shpëtimtar për këtë fantazmë apo kufomë PD, dihet, por fatkeqësisht nga ata që duhet ta marrin urgjentisht, “nuk pihet”! Shkaktarët e katandisjes së PD në këtë gjendje dhe përgjegjësit për një seri humbjesh të rënda e vështirë përtypshme, sidomos në këta 10 vjet, njihen mirë prej kohësh! Por, për deri sa nuk ua kërkojnë masivisht dhe forcërisht (demokratikisht) nuk kanë ndërmend të heqin dorë vullnetarisht nga postet, mandatet, përfitimet, privilegjet…! Mbetet e vetmja alternativë: fundja ata le të qëndrojnë në këtë PD të tyre fantazmë apo kufomë, DEMOKRATËT E VËRTETË të krijojnë një PD TË RE, me djem e vajza, burra e gra me origjinë, bindje, ideale TË DJATHTË dhe të QENDRËS SË DJATHTË TË VËRTETË!

Por, edhe të panjolla nga BLLOKU, Sorosi, Surreli…, nga bizneset e pista të pas kulisave me Rama- qeverinë dhe me Erion Velinë si dhe me disa “ambasadorë miq e mikesha”…! Domethënë, më konkretisht, të papërlyer e të panjollë nga tenderat, koncesionet, PPPtë, lejet e ndërtimit, inceneratorët, autostradat, kullat…, me firma dhe vula të Edi Ramës dhe ministreshave të tij e të Erion Veliajt… Nga kontingjenti i të vjetërve dhe “i të djegurve” apo vetëdjegurve plotësisht, mund të mbeten fare pak vetë!

Ndoshta, nëse gjykon dhe i pranon shumica e DEMOKRATËVE, ANTIKOMUNISTËVE, OPOZITARËVE me vepra dhe sakrifica e jo vetëm me fjalë dhe fjalime, vetëm ata që kanë arritur të mbijetojnë në PD- në e parë pa u ramizianizuar, pa u katovicianizuar, pa u sorosianizuar, pa u edramizuar, pa u zhdemokratizuar…!!! Por, fatkeqësisht të gjesh sot nga këta, të papërlyer nga llumrat, llaçrat, betonet dhe “plehrat” e Ramaqeverisjes, është thuajse njësoj sikur të gjesh gjilpërën në mullarët e pakët me kashtë, që shihen në Shqipëri, ose në dengjet dhe në karvanet me maune mbush me “kanabiz rilindas”! Ose sikur të gjesh një grimcë ari në brezat e gjerë me rërë dhe guriçka në Gjirin e Lalëzit, në Qerret, Shëngjin, Velipojë, Vlorë, Himarë, Sarandë, Ksamil, Pogradec…!

Merret me mend se PD-së së re ose të rindërtuar i duhet si ajri dhe uji, që të rifitojë masivisht mbështetjen dhe besimin e humbur tek anëtarësia dhe elektorati i vet “gjenetik”! Mbetja për shumë vite të tjerë e vendit dhe e shumicës së SHQIPTARËVE pa PD, pa OPOZITË, pa alternativë qeverisëse, shumë më të aftë, tepër më të ndershme e me imunitet shumë më të fortë ndaj çdo virusi korruptiv, ndjeshëm më konstruktive, domethënë mbetja edhe të paktën 10 vjet të tjerë nën Rama- parti- qeverinë, është dhe do të jetë tragjedi kombëtare!

Edhe më SHQIP: gremisje përfundimtare në humnerën që na kanë hapur dhe e thellojnë për ditë, me duart e tyre dhe me duar mercenarësh shqiptarë, armiqtë tanë historikë, serbë, grekë, rusë…! Edhe socialisto-rilindasit e thjeshtë dhe SHQIPTARË e QYTETARË, nëse gjykojnë thellë dhe qartësisht me mendtë e veta, nuk kanë arsye të gëzohen për katandisjen e PD- së dhe të vendit në këto gjendje katastrofike, gati si më 1997! As për “fitoret” apo “fitorjet” e kandidatëve socialisto- rilindas, pas skandaleve moralë, korruptivë, ligjorë… të paraardhësve të tyre dhe dështimeve të shumta e pandalshme në të gjitha frontet të partisë dhe të kryetarit të tyre të zemrës…

Në fund të fundit, edhe shumica e socialisto- rilindësve të thjeshtë, si shumica e qytetarëve të tjerë, janë HUMBËS dhe VIKTIMA të keqqeverisjes socialisto- rilindëse- patronazhiste… Apo të paaftësisë së Edi Ramës me shoqe e shokë për QEVERISJE të standardeve të përparuara dhe të frytshme, njerëzore dhe sociale, demokratike… të vendeve evropiano-perëndimore, drejt të cilëve, jo rastësisht, gjatë këtyre 10 viteve, mes rreth 750 mijë emigrantëve, kanë emigruar me të gjitha rrugët, mjetet, faturat edhe bij e bija, nipa dhe mbesa, nuse e dhëndurë… të tyre!

Pra, Shqipërisë së sotme e të nesërme, shumë më ndryshe dhe shumë më të mirë se kjo e sotme, i duhet jo vetëm një PD dhe OPOZITË e vërtetë, por edhe një PS e vërtetë, më DEMOKRATIKE, më NJERËZORE, më SOCIALE, më SHQIPTARE, më e ndershme, më e përgjegjshme… Është bërë e lehtëkuptueshme se në Shqipërinë e sotme, nga mungesa e një opozite të vërtetë e të fortë dhe e një populli, që di të reflektojë dhe reagojë demokratikisht, me pjekuri dhe përgjegjësi qytetare dhe kombëtare, këta i zbret nga “kuajt e pushtetit” dhe “fronet e mbretit” vetëm ZOTI në qiell, me vdekje të natyrshme… ose SPAK-u, nëpërmjet prangave dhe qelive të burgjeve, pas stivave me fakte dhe dosje për abuzime me postet dhe pushtetet dhe për korrupsion…!

Natyrisht, kjo mund të përjetohet në Shqipëri dhe nga shqiptarët nëse ndodh “mrekullia” apo “çudia” që SPAK të ndikohet ose nënshtrohet nga kërcënimet, presionet, ndikimet e drejtpërdrejta ose “sekrete”, nga vartësia e bosëve të politikës dhe të qeverisjes… aspak ose fare pak!

Mbi të gjitha, Shqipërisë, krahas një pozite dhe opozite të vërteta, thellësisht dhe qartësisht shqiptare, demokratike, konstruktive… i duhet edhe një POPULL, me nivele të larta apo bashkëkohore veriperëndimore arsimimi, kulturimi, emancipimi demokratik dhe qytetar, reflektimi dhe reagimi, që të gjykojë dhe votojë me mendtë e veta dhe për të mirën e vet dhe të mbarë vendit dhe të Kombit e jo vetëm të partisë së zemrës… dhe të kryetarëve të saj të vetë zgjedhur, me fars

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura