CIA, vaksina false për të kapur Bin Laden

Jul 13, 2011 | 10:23

Agjencia e Shërbimeve Sekrete Amerikane, CIA, ka kryer një program fals vaksinimi në Pakistan, Aburabad, kundër hepatitit B, për të zbuluar ADN-në e familjes së Osama bin Ladenit nëpërmjet fëmijëve të tyre. Agjentët kanë rekrutuar një ish-mjek, Shakil Afridi, për të organizuar vaksinimin dhe e kanë nisur programin në pjesën më të varfër të qytetit për ta bërë atë më origjinal, sipas britanikes “The Guardian”. Afridi është arrestuar nga Agjencia e Sigurimit në Pakistan, ISI, për bashkëpunimin në Shërbimet Sekrete Amerikane. CIA ka refuzuar ta komentojë lajmin. Që pas vrasjes së Osama bin Ladenit në Abutabad, prej forcave amerikane marrëdhëniet mes Pakistanit dhe SHBA-ë janë tensionuar mjaft.

© Panorama.al

Te lidhura