TIRANE- Eurodeputeti Nikolaus Chountis, anëtar i delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore i ka perseritur kryeministri Sali Berisha mbeshtetjen e plote per integrimin e vendin tone ne BE, duke inkurajuar per plotesimin e gjithe reformave qe kerkohen.
Deklarata eshte bere gjate takimit te sotem mes tyre, ne kuader te vizites se tij, qe vjen pak para përgatitjeve të raportit për Parlamentin Evropian, për sa i përket progresit të shënuar dhe hapave të mëtejshëm në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.
“Eurodeputeti Chountis e falënderori përzemërsisht Kryeministrin Berisha për pritjen e ngrohtë e miqësore dhe i rikonfirmoi atij bindjen e tij të thellë se e ardhmja e Shqipërisë, është dhe mbetet Bashkimi Evropian, ashtu si edhe e ardhmja e gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor”- thuhet ne deklaraten e kryeministrise.
Kryeministri Berisha, pasi i ripohoi Eurodeputetit Chountis se për qeverinë shqiptare ky proces është dhe mbetet një proces i bazuar tërësisht në performancë dhe meritë, e njohu atë me progresin e arritur nga Shqipëri, në shumë fusha.
“Në takim u theksua rëndësia dhe domosdoshmëria e miratimit edhe të akteve të tjera legjislative që kërkojnë shumicë të cilësuar parlamentare, siç është ai i heqjes së imunitetit dhe çdo ligji tjetër që ka lidhje me ecjen përpara në procesin e anëtarësimit dhe marrjen e statusit të vendit kandidat”- theksohet ne deklarate.
© Panorama.al











