Charlene ka tentuar tri here ikjen nga shtëpia

Jul 4, 2011 | 19:15

Princesha e re Monakos, Charlene është përpjekur për tu parguar nga shtëpia për në Afrikën e Jugut, tri herë para martesës së saj me Princin Albert të Monakos.

Charlene Wittstock, 33 vjeç, thuhet se ka bërë përpjekjen e saj të fundit në kohë kur shkoi në Paris për të provuar fustanin e saj të dasmës.

Burime pranë saj kanë treguar se ajo u strehua në ambasadën e vendit të saj në kryeqyetin francez ndërsa po mendonte ikjen.

Raportohet gjithashtu se një tjetër tentativë e Charlene për të ikur ka qenë gjatë zhvillimit të garës së Formula 1 në Monako.

Një marrëdhënie e tillë, e ftohtë mes Charlene dhe Princit Albert mendohet  të jetë krijuar pas lajmit për dy fëmijë të tjerë të jashtëligjshëm të Princit. Pritet që Princi Albert të bëjë analizat e ADN-së lidhur me atësinë e fëmijës së tretë, ndërsa thashethemet flasin për një fëmijë të katërt të tij.

 

© Panorama.al

Te lidhura