Të gjithë e mbajnë mend rolin e tij të jashtëzakonshëm “Kevin” tek “I vetëm në shtëpi”
Macaulay Culkin është parë në Nju Jork ditën e djeshme jashtëzakonisht i hollë duke ngjallur shqetësim për shëndetin e tij.
Por, fatmirësisht Culkin i ka thënë kanalit Exlusive se është shumë mirë me shëndet.
Culkin, 31- vjeçar i dha fund një historie dashurie me Mila Kunis pas 8 viteve bashkë.
Ai u bë shumë i njohur me personazhin 8 vjeçar shumë të dashur jo vetëm nga fëmijët, por edhe nga të rriturit Kevin Mçallister. Karriera e tij nuk vazhdoi me të njëjtin sukses më pas për shkak të disa mosmarrëveshjeve që ka patur me prindërit, të cilët “Kevin” i akuzon se kanë shpërdoruar pasurinë e tij.
© Panorama.al











