Trajneri i Çezenës, Marko Xhanpaolo, ka ndërruar mendje për Erjon Bogdanin. Pas ardhjes së Mutusë, ai mendon se dyshja ideale e sulmit me lojtarët që ka në dispozicion do të ishte Mutu-Bogdani, dhe jo Mutu-Budan. Pak ditë më parë, dukej sikur shqiptari nuk ishte më në planet e kësaj skuadre, por situata është përmbysur. Media italiane bën të ditur se ai i ka kërkuar klubit bardhezi që ta nxjerrin nga lista e futbollistëve në shitje futbollistin. Nga ana tjetër, mësohet se presidenti i skuadrës, Igor Kampedeli, ka bërë me dije se Bogdani nuk do të largohet, pasi ka edhe një vit kontratë. Sipas kreut të klubit, qendërsulmuesi shqiptar mund të largohet vetëm në rast se ndonjë klub do të paguajë shifrën e duhur për kartonin e tij.











