
KUKES/ Katër ditë pa drita. Kryetari i Breglumës: Jemi me Ramazan.
Banorët e një fshati sulmojnë nënstacionin elektrik të Kukësit, në shenjë hakmarrjeje për prerjen e dritave nga CEZ. Për rreth 2 orë qyteti, fshatrat dhe institucionet, mes tyre dhe spitali e dogana e Morinit mbetën mbrëmë pa energji elektrike. Kanë qenë banorët e fshatit Breglumë në komunën Tërthore të rrethit të Kukësit, të cilët fillimisht protestuan paqësisht para nënstacionit elektrik të uzinës, që është më i madhi në gjithë rrethin dhe që furnizon dhe qytetin me drita. Prej 4 ditësh rreth 1 mijë banorë të këtij fshati janë pa energji, si rrjedhojë e një aksioni të CEZ për t’u ndërprerë dritat debitorëve. Por, ndëshkimi kolektiv ka nxjerrë në protestë rreth 100 përfaqësues të zonës. Banorët kanë rrethuar…
(Artikullin e plotë e lexoni ne gazeten “Panorama” ne numrin e sotëm të versionit print).
© Panorama.al











