CEZ, 5 ditë remonte, kufizime për 14 rajone në gjithë vendin

Feb 4, 2012 | 11:30

Një pjesë e mirë e kryeqytetit do të ketë kufizime të energjisë elektrike për rreth katër orë, për shkak se CEZ Shpërndarje do të instalojë një transformator të ri në nënstacionin “Dinamo”. Nga ana tjetër, për pesë ditë të tjera CEZ ka bërë me dije se do të ndërhyjë në 14 nënstacione në gjithë vendin për të kryer remonte, çka do të sjellë edhe kufizime të energjisë. Në një njoftim të saj, kompania lajmëronte se sot nga ora 09:00 deri në 13:00 do të ketë ndërprerje të energjisë për: “zona afër shinave të trenit, rruga ‘Jordan Misja’, një pjesë e rrugës ‘Siri Kodra’, Paskuqan, Kodër-Institut, Lagjet 2, 3 dhe 5 në Bathore, zona pranë ish-‘Josif Pashko’, Babrru, komuna Zall-Herr dhe zona e Kodrës së Kuqe”. Për javën në vijim, CEZ bën me dije se do të ndërhyjë në nënstacionin e Korçës, çka do të sjellë kufizime pjesërisht për qytetin dhe disa zona rrotull. Një tjetër nënstacion ku do të ndërhyhet është edhe ai i Maliqit, çka do të sjellë kufizime për qytetin e Maliqit dhe për komunën e Libonikut. Më datë 8 shkurt do të kryhen remonte në nënstacionin e Bilishtit, kurse më datë 10 shkurt në nënstacionin e Pogradecit. Edhe në pjesën veriore të vendit do të ketë remonte në një sërë nënstacionesh, si në Shkodër, Lezhë dhe Rrëshen. Kompania CEZ nga ana e saj argumenton se të gjitha këto ndërhyrje janë të nevojshme për të garantuar cilësi më të mirë furnizimi me energji.

Kufizimet 6-10 shkurt
Oraret         09:00-14:00 / 10:00-13:00

Nënstacioni Korçë
Nënstacioni Maliq
Nënstacioni Petrushë
Nënstacioni Bilisht
Nënstacioni Pogradec
Nënstacioni Përrenjas
Nënstacioni Memaliaj
Nënstacioni Lezhë
Nënstacioni Rrëshen
Nënstacioni Rubik
Nënstacioni Fushë-Kuqe
Nënstacioni Shkodra 1
Nënstacioni Rrenc
Nënstacioni Cas

© Panorama.al

Te lidhura