TIRANE- Kreu i PDIU-se, Shpetim Idrizi ka kerkuar nga parlamenti miratimin e nje rezolute per ceshtjen came, duke kerkuar reagimin e denje te politikes per kthimet qe po ndodhin per persona te ketij komuniteti ne kufirin grek.
Sipas tij, ajo që po konsumohet sot në kufijtë e Greqisë, në kufijtë e Europës së bashkuar është e pafalshme dhe buron prej harresës, prej tërheqjes sonë të vazhdueshme nga kërkimi i së drejtës.
Gjate fjales se mbajtur ne seancen e sotme plenare, Idrizi e ka cilesuar domosdoshmeri miratimin e rezolutes, jo si shpallje lufte, por si afirmim i një bashkëjetese në paqe që duhet të ekzistojë më fqinjët.
Sipas Idrizit rezoluta synon të jetë një dokument pragmatik, një vijë sjellje te pashmangshme për asnjë qeveri. ” Rezoluta nuk do të kërkojë gjyq historie për fqinjin, por kërkim ndjese për të lehtësuar ndërgjegjjen e të gjithëve. Rezoluta nuk kërkon rishikim kufijsh, por restaurim dhe rikthim të së drejtës tek i zoti, sidomos për të drejtën pronësore”, tha ai.
Deputetet mbajten sot një minutë heshtje ne nder te viktimave came të genocidit grek 66 vjet më parë, kur autoritetet greke urdhëruan dëbimin nga shtëpitë e tyre.
© Panorama.al











