CEREMONIA NË KUVEND DHE PRESIDENCË

Jul 24, 2012 | 18:59

18:30 Ceremonia e betimit t¸ Sh.T.Z., Bujar Nishani, Presidentit t¸ zgjedhur t¸ Republik¸s.

19:00 Mbërritja e të ftuarve dhe sistemimi i tyre në tribunat përkatëse. Tribuna A rezervohet për titullarët e përfaqësive diplomatike, ndërsa tribuna B dhe ajo qendrore C, për personalitetet e larta shtetërore dhe miqtë e ftuar. Protokolli i Shtetit bën pritjen e të ftuarve në hyrje të Presidencës, të cilët ecin më këmbë dhe vendosen në secilën nga tribunat A, B, si dhe tribuna qendrore C, sipas skemës përkatëse.

19:15 Mbërritja e Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani në Presidencë. (Hyrja do të bëhet nga krahu i zyrave të Presidencës). Takimi i Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani me ish-Presidentin e Republikës, Sh.T.Z. Bamir Topi.

19:29 Ish-Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Bamir Topi, bashkë me Presidentin e Republikës, SH.T.Z. Bujar Nishani, dalin nga zyra dhe drejtohen drejt hyrjes kryesore të Presidencës.

19:30 Të dy Presidentët zënë vend në krye të shkallëve të Presidencës, shoqëruar nga drejtori i Protokollit të Shtetit sipas skemës përkatëse. 19:35 Ekzekutohet Himni Kombëtar nga Banda e Ushtrisë, i pasuar nga 21 të shtëna topi me interval 30 sekonda nga njëra-tjetra. Gjatë gjithë kohës, Flamuri Kombëtar qëndron i ngritur.

19:38 Truproja e Nderit parakalon para Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani.

19:40 Z. Bashkim Dedja, kryetari i Gjykat¸s Kushtetuese, lëviz drejt Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani, për t’i dorëzuar në mënyrë simbolike Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Kryetari i Gjykat¸s Kushtetuese thot¸: “I nderuar zoti President, kam nderin t’ju dorëzoj Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”. Z. Bashkim Dedja i dorëzon Kushtetutën Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani.

19:44 Fjala e Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Bujar Nishani. (e përkthyer në anglisht është shpërndarë për Trupin Diplomatik).

19:55 Largimi i ish-Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Bamir Topi nga Presidenca. Sh.T.Z. Bamir Topi dhe Sh.T.Z. Bujar Nishani përshëndeten me shtrëngim duarsh. Sh.T.Z. Bamir Topi përcillet deri në fund të shkallëve te makina nga drejtori i Protokollit t¸ Shtetit. Makina e ish-Presidentit shoqërohet nga katër motoçikletat ceremoniale dhe nga xhami i hapur mbrapa përshëndet me dorë të gjithë të ftuarit e tribunës A, kryesisht të Trupit Diplomatik.

20:00 Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Bujar Nishani, së bashku me Zonjën e Parë dhe fëmijët, zënë vendet e tyre në shkallët e Presidencës. Presidenti i Republikës, djathtas Zonja e Parë, majtas vajza dhe në krah të Zonjës së Parë djali. Mundësi për foto. Pas përfundimit të fotove, Presidenti i Republikës dhe familja e tij lëvizin drejt sallës ku do të bëhet pritja me rastin e marrjes së detyrës. (Të ftuarit priten në hyrjen e sallës “Skënderbeu” të Presidencës nga Protokolli i Shtetit, ku përshëndeten dhe urojnë Presidentin e Republikës).

© Panorama.al

Te lidhura