TIRANE- Policia e kryeqytetit ka marre nje sere masash per mbarevajtjen e ceremonise se betimit te presidentit te ri dhe marrjen zyrtare te detyres ne presidence.
Sipas nje njoftimi per shtyp te policise mesohet se duke filluar nga ora 06.00 – 22.00 e ditës së sotme ndalohet parkimi i automjeteve në të dy krahët përgjatë Bulevardit “Dëshmoret e Kombit” qe nga Ura e Lanës deri tek sheshi “Nënë Tereza”.
Gjatë këtyre orëve ndalohet parkimi i automjeteve në të dy krahët e rrugës “Abdyl Frashëri” duke filluar nga bulevardi “Dëshmoret e Kombit” deri tek kryqëzimi i rrugës “Ibrahim Rugova” (Librit Universitar).
Policia e Tiranës gjithashtu njofton se duke filluar nga ora 17.00 – 22.00 ndalohet qarkullimi i automjeteve përgjate Bulevardit “Dëshmoret e Kombit” duke filluar nga Hotel “Rogner” deri tek sheshi “Nënë Tereza”.
© Panorama.al











