TIRANE- Aleanca Kuq e Zi ka denoncuar sot formularin e ri per regjistrimin e popullsise, percaktuar ne ligjin e sapomiratuar si census.
Kreshnik Spahiut, ka publikaur ne nje konference te mbajtur ne prani te intelektualeve, historianeve dhe kundershtuesve te tjere te regjistrimit mbi baze feje e etnie formularin e regjistrimit të popullsisë në Greqi, i cili nuk përmban pyetjet mbi etninë dhe fenë.
Duke bere nje krahasim, ai denoncoi ate qe e cilesoi si servilizem te politikes shqiptare ndaj Greqise.
“Pse Greqia nuk e aplikon nje formular te tille dhe detyron tre herë brenda vitit Shqipërinë që ta zbatojë? Jemi në një proces në të cilin njerëzit janë konfuzë për shkak të koncepteve juridike në debatin për këtë ligj, kemi dy procese, kishim ligjin e vitit 200 që asnjëherë nuk provoi në formularë pyetësorin mbi baza etnike dhe fetare. Kemi një projektligj të parin në historinë e parlamentarizimit që propozohet nga populli, nuk është referendum, por projektligj me 20 mijë zgjedhës, si e drejtë kushtetuese që ligji themeltar i jep qytetarëve. Askush nuk përgjigjet pse me procedurë për përshpejtuar per 5 ditë kaloi projektligji i qeverisë dhe është harruar e vetmja iniciativë popullore në historinë e parlamentarizmit”- k athene Spahiu.
Ai ka deklaruar se ne ligj u saktësua regjistrimi si census. “Kjo fjalë nuk është shqiptare, a mundet që dikush të bëjë ndryshimin census me regjistrim?. Jua them une. Censusi është koncept latin ku romakët e perdornin per te numëruar delet e sot na serviret si koncept i ri për të mbetur tek e njëjta gjë dhe vijmë tek një koncept tjetër inovator na del një formular në bazë të censusit ku vendoset pyetësori mbi fenë dhe grupin etno kulturor. A mundet një në katër milionë shqiptarë të thotë grupin etno kulturor? Apo do mesohet nga regjistruesit qe paguhen 300 euro”- tha ai.
© Panorama.al











