Çelsi, provë Championsi me Liverpulin në “FA Cup”

May 5, 2012 | 13:07

Sot finalja në “Uembli” në 18:15

Është kupa më tërheqëse e të gjithë Evropës. “FA Cup” do të luajë sot aktin e fundit, si gjithnjë në “Uembli” në orën 18:15. Si Çelsi ashtu edhe Liverpuli e kanë nisur keq sezonin, me rezultate aspak të kënaqshme, por tani të besuarit e Keni Dalglishit do të kërkojnë trofeun e dytë sezonal (pas Carling Cup), ndërsa Di Mateo të parin, ndërkohë që më 19 maj do të ketë shansin të kurorëzohet mbret i Europës. “Mendja ime nuk fluturon as në të ardhmen time dhe as në finalen e Champions-it. Mendoj vetëm për ndeshjen e nesërme (sotme)”, ka pohuar trajneri i Çelsit, Di Mateo. “Lojtarët nuk do hyjnë në fushë, duke menduar për financat e klubit, por për të fituar ‘FA Cup’. Ne do të luajmë një finale, rezultati i së cilës do të vendosë shumë për sezonin”, ka theksuar trajneri i Liverpulit, Dalglish.

© Panorama.al

Te lidhura