Të paktën 19 persona kanë humbur jetën dhe 24 të tjerë janë shtruar në spital nga helmimi me alkool të lirë me përbërje të metanolit. Substanca toksike, e përdorur për të forcuar alkoolin, ka shkaktuar verbim, koma dhe vdekje te përdoruesit. Ky alkool sjell fitime të mëdha për prodhuesit e tregut të zi. Republika Çeke ka shpallur masa urgjente, dhe pritet që numri i personave të vdekur nga helmimi me këtë alkool të rritet. Në tregjet e kontrolluara ndalohet shitja e pijeve me më shumë se 30 për qind alkool. Pas incidenteve, policia ka ndërhyrë në mbi 400 lokale, ku në 70 prej tyre ka gjetur alkool ilegal. Kryeministri i Çekisë, Petër Neças, u bëri thirrje çekëve të përmbahen nga pirja alkoolit të çfarëdoshëm me origjinë të paqartë.











