Në Çeçeni u arrestua vrasësi i dyshuar i gazetares Ana Politkovskaja. Emri i tij është Rustam Makhmoudov. Lajmin e dha avokati i të arrestuarit dhe vëllai i tij. Gazetarja ruse ishte e njohur në të gjithë botën për pozicionin e saj kundër Putinit dhe Kremlinit. Ajo u vra më 7 tetor 2006 në hyrjen e shtëpisë së saj, në qendër të Moskës. Avokatja e fëmijëve të Politkovskajës, Ana Stavitskaja, tha se me këtë arrestim nuk mund të konsiderohet i mbyllur dhe çështja nuk mund të quhet e mbyllur. “Do të doja të shihja pas hekurave atë që ka urdhëruar vrasjen”, tha i biri, Ilia.











