Itali, nisin thashethemet për jetën private të Canës

Jul 8, 2011 | 15:32

Me transferimin e Lorik Canës tek Lazio, mediat kanë filluar të gërmojnë menjëherë në jetën e tij private.

E përditshmja sportive “Corriere dello Sport”, ka publikuar sot një galeri me foto të Lorik Canës dhe supermodeles Zana Krasniqi, të cilën gazeta e ka prezantuar si ish të dashurën e Canës.

Corriere e cilëson Canën si një rrëmbyes zemrash. Në galerinë e fotove do të keni mundësinë për të parë disa ga fotot e botuara nga Corriere të Zana Krasniqit dhe Canës, si dhe disa foto të këtij të fundit gjatë seancavë stërvitore me Lazion.

 

© Panorama.al

Te lidhura