Cana kthehet në mbrojtje ndaj Interit

May 12, 2012 | 13:29

Lorik Cana pritet të kthehet në qendër të mbrojtjes për ndeshjen e nesërme të Lacios ndaj Interit. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, të cilat hamendësojnë se mungesa e mbrojtësit Biava me gjasa do ta detyrojë trajnerin Edi Reja që ta spostojë Lorik Canën në mbrojtje. Kështu pritet që Bixari të luajë në portë, ndërsa në repartin defensiv, përveç Canës, do të luajnë Konko, Diakité dhe Skaloni. Në mesfushë, në vend të kapitenit të Kombëtares shqiptare pritet të luajë Gonzalez, i ndihmuar nga Ledezma, Mauri dhe Luliç, kurse në sulm Kandreva do të jetë pas krahëve të “pykës” së vetme, Klose.

© Panorama.al

Te lidhura