Cameron: 16.000 policë në rrugët e Londrës

Aug 9, 2011 | 12:43

“Ne do të bëjmë gjithçka është e nevojshme për të rivendosur rendin në rrugët e Britanisë duke kthyer sigurinë në to,” tha kryeministri britanik David Cameron jashtë Downing Street.

Më shumë se 16.000 policë do të jenë në rrugët  Londrës gjatë se mërkurës, tha ai.

Kryeministri Cameron bëri me dije se deri tani janë arrestuar të paktën 450 persona.

Duke iu drejtuar protestuesve, Kameron tha se “ju do të ndjeni forcën e plotë të ligjit”, ndërsa bëri thirrje për bashkim “për dënimin e këtyre kriminelëve”

Kryeministri britanik u kthye në mënyrë urgjente nga pushimet e tij për të ndjekur nga afër trazirat, të cilat së pari shpërthyen gjatë së shtunës, pas një proteste paqësore në Tottenham, pas vrasjes së një të riu nga policia.

© Panorama.al

Te lidhura