TIRANË- “Tentativë të hapur për zvarritjen e procesit, ndërkohë që Tirana e ka tashmë fituesin e saj”. Kështu e ka quajtur përfaqësuesi i PD-së, Oert Bylykbashi rrugën që po ndjek PS-ja me paditë e saj të shpeshta në Kolegjin Zgjedhor.
“Jemi asgjë më shumë se para një taktike zvarritëse të PS, kjo është e paprecedentë, por është në zgjedhjen e tyre që të ndjekin një taktikë të tillë. Interesi ynë është që ky proces duhet të përfundojë sa më parë, ndërkohë që taktika e PS është që në mënyrë të qëllimshme të zvarrisë e të ulë vlerën procesit”- tha ai.
Sipas tij, jemi para një kërkese që ka një vecantësi. “PS sot i tha Kolegjit nuk kemi besim tek juve, kërkojmë një shans më të mirë. Gjykata mori një vendim në përputhje me kodin zgjedhor”- tha ai, duke sqaruar se PS kërkon ta kthejë cështjen në KQZ dhe kërkojnë një vendim të favorshëm përmes një trupe tjetër gjykuese.
© Panorama.al











