
“Ju shkruaj kaq ditë pas datës 23 qershor mes një miksi ndjesish. Është kohë reflektimi dhe analizash. Por, në këta pak rreshta, dua të falënderoj të gjithë militantët, votuesit, mbështetësit dhe komisionerët e PDsë për gjithçka kanë bërë. Në mënyrë të veçantë falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët dhe strukturat e PD-së në Durrës, me të cilët punova ngushtë për gjithë këta muaj. Ishte një eksperiencë e cila mbetet një thesar që do shërbejë në të ardhmen”, shkruan Bylykbashi.
“Një premtim: mandatin që më dhatë, e për të cilin ju jam mirënjohës, do e vë në shërbimin tuaj për katër vitet e ardhshme. Jam i sigurt që të gjithë ne, e gjithë PD-ja do gjejë shpejt forcat dhe energjinë për një fillim të ri”.











