TIRANË- Debate për by pass-et e Fierit dhe të Vlorës në Kuvendin e Shqipërisë.
Deputetet socialistë kanë akuzuar qeverinë dhe drejtuesit e ministrisë përgjegjëse për paaftësi në këtë drejtim, duke deklaruar dështim të këtyre projekteve.
Opozita ka akuzuar edhe per kosto tejet te larte te ndertimit te segmenteve, nderkohe qe sipas ministrit te Financave, Ridvan Bode kredia eshte shume e bute. Ai ka sqaruar se qeveria shqiptare do kontribuojë me koston e shpronësimeve që shkon rreth 100 mln euro, ndërsa pjesa tjetër do plotësohet me kredinë e BERZH dhe atë të Bankës Europiane për Zhvillim.
“Puinimet do fillojnë në 2013 dhe do mbarojnë në 2015. Deri më sot ka ardhur vetëm kredia e BERZH-it, por do vijë dhe kredia e Bankës Europiane, ndersa pjesa tjeter do mbulohet me buxhetin e shtetit”- tha Bode, duke shtuar se kjjo është një marrëveshje që pasqyron strategjinë e qeverisë për të zhvendosur projektet e mëdha, jo me fonde të kushtueshme, me periudha afatgjata por me fonde zhvillimi.
Deputeti i PS-se, Arben Malaj ka shprehur shqetesim mossjelljen e nje projekti te plote nga ana e qeverise. Sipas ministrit të Transporteve, Sokol Olldashi gjithcka po ecën sipas parashikimeve.
Brace: Vonesat per qellime politike, korruptive dhe burokratike
Deputeti i PS-së, Erjon Brace ka deklaruar se vonesat e mëdha në realizimin e projekteve janë me pasoja të rënda për Jugun dhe vonesa sipas tij ka shkaqe politike, qëllime korruptive dhe burokratike.
“Aksi Fier- Tepelenë u vonua dy vjet për kapricion personale të Berishës. Këtu në këtë sallë, kemi diskutuar për këtë vonesë të marrëveshjes financiare. Berisha na thoshte ju jeni filogrekë dhe tani kur vete e shikon punimet del dhe mahnitet nga bukuria dhe rruga panoramike dhe nuk e shikon si arterie të zhvillimit të këtij vendi”- tha Brace.
Sipas tij, dy bay passet janë gjithashtu me shumë vonesë. “Nisën punimet shkurt 2007, 5 vjet për të ndërtuar një aks të rëndësishëm. Ne kemi diskutuar për këtë cështje, ministri Olldashi nuk ka përgjegjësi për prokurimet, ato i ka ‘ylli në ngjitje’, ka qenë ish ministri Basha që ka bërë tenderin, ai që ndërtoi infrastrukturën e vonesës 5 vjecare të ndërtimit të rrugës”- tha ai.
© Panorama.al











