Buxheti, borxhi publik rritet me 2 për qind

Aug 2, 2012 | 12:33

Borxhi publik për pjesën e parë të vitit ka arritur në total 801 miliardë lekë, dhe shumica e këtij borxhi është afatgjatë dhe në monedhë vendase. Treguesit për ecurinë e borxhit publik për pjesën e parë të vitit tregojnë në vetvete edhe një rritje, nëse krahasimin e bëjmë në baza 3-mujore, pra janar-mars dhe prill-qershor. Kështu, sipas të dhënave të Financave, në tremujorin e parë të këtij viti stoku i borxhit ishte 56.8 për qind e GDP-së, ndërsa në tremujorin e dytë të këtij viti stoku ka arritur 58.8 për qind. Mbajtësit kryesorë të borxhit janë bankat, por vihet re një rritje edhe tek individët. Nëse në tremujorin e parë individët mbanin 13.3 për qind të borxhit, në tremujorin e dytë këta të fundit mbajnë 14.2 për qind të tij, një rritje me pothuajse një për qind.

© Panorama.al

Te lidhura