‘Buxheti ’13, ndërhyrja me e madhe në Tiranë’

Sep 4, 2012 | 12:15

TIRANE- Kreu i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha ka inspektuar sot punimet per ndertimin e rruges “Bajram Allaraj”, qe mundesohet fale nje investimi prej rreth 17.8 milionë lekësh dhe ka njoftuar se projektbuxheti per vitin qe vjen do te nise me investime ne rruget qe komuniteti i ka prioritare.

Basha ka theksuar se kjo rruge ndodhet në një nga zonat e reja të Tiranës, te cilesuar shpesh si zona informale, por qe sot përbëjnë afro gjysmën e qytetit, për nga shtrirja dhe popullsia që jeton në to.

“Rruga do t’u shërbejë 1500 banorëve të kësaj zone të qytetit dhe është pjesë e zotimit tonë, që të trajtojmë pa asnjë diskriminim çdo pjesë të qytetit, nëse është qendër apo periferi. Të gjithë do të përfitojnë dhe po përfitojnë nga investimet e Bashkisë së Tiranës” –tha Basha.

Projekti i kësaj rruge me gjatësi prej 620 ml parashikon ndërtimin e trupit të rrugës me gjerësi 6 m, (2 x 3 m), trotuare në të dy anët me gjerësi 1,1 m; rrjetin e kanalizimeve të ujrave të shiut; ndriçim rrugor dhe gjelbërim.

 

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha bëri të ditur dhe 4 projektet e tjera që nisin gjatë kësaj jave zbatimin, në kryeqytet.

“Po këtë javë, nisin investimet në katër rrugë të tjera të qytetit, tek “Odise Grillo”, rruga që lidh “5 Majin” me “Selaudin Zorbën”, tek “Marko Boçari” dhe tek blloku mes rrugës së “Dibrës”, “4 Dëshmorëve” dhe rrugës “Bardhyl”. Në tërësi, 47 projekte rrugësh do të jenë në avancim të plotë, deri në muajin tetor dhe këto projekte do të përfundojnë brenda pranverës së vitit të ardhshëm. Përveç këtyre, Bashkia po vazhdon përpjekjet për të finalizuar projektet dhe për të nisur investimet në 12 blloqe urbane si dhe 22 objekte shkollore dhe parashkollore anembanë qytetit”- tha ai.

 

Sa per buxhetin tjeter, ai theksoi se me te parashikohet ndërhyrja më e madhe që qyteti ka njohur ndonjëherë dhe i paraprin një buxheti tjetër, i cili po përgatitet dhe do konsultohet po kështu me komunitetin.

© Panorama.al

Te lidhura