Trajneri i kombëtares Shpresa, Artan Bushati, ka bërë dje publike listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet eliminatore, ndaj Polonisë dhe Moldavisë. Nga 22 futbollistët e grumbulluar, bie në sy thirrja e sulmuesit elbasanas, Armando Sadiku. Lojtari 20-vjeçar po shkëlqen me skuadrën e Locarnos, në Ligën e Dytë zvicerane. Gjithashtu, Bushati ka grumbulluar edhe talentin shqiptar të Barit, Fatmir Hysenbelliu. Pjesa tjetër e lojtarëve është ajo e zakonshmja, që trajneri i U-21 ka grumbulluar në miqësoret e fundit. Ndërkohë, përfaqësuesja Shpresa do të zhvillojë dy ndeshjet e para eliminatore në stadiumin e Korçës. Kuqezinjtë do të luajnë më 2 shtator kundër Polonisë, ndërsa më 6 shtator ndaj Moldavisë. Oraret e sfidave janë 17:00 kundër Polonisë dhe 18:00 përballë Moldavisë.
Lista e lojtarëve
Portierë: Stivi Frashëri (Bylis),
Endri Naço (Teuta)
Mbrojtës: Roland Peqini (Dinamo), Arsen Sykaj (Vllaznia), Orgest Gava (Elbasani), Agonit Sallaj (Ksamaks), Hamels Hoxha (Laçi), Antonio Marku (Dinamo), Domeniko Ibrahimi (Elbasani), Alis Bacaj (Luftëtari)
Mesfushorë: Odise Roshi (Këln), Armando Vajushi (Vllaznia), Mërgim Ibrahimi (Grashopers), Imran Bunjaku (Grashopers), Leutrim Osaj (Maribor), Bruno Telushi (Flamurtari), Fatmir Hysenbelliu (Bari), Altin Hoxha (Teuta), Albi Dosti (Teuta), Armand Pasha (Apolonia)
Sulmues: Bekim Bala (Tirana),
Armando Sadiku (Locarno)











