Burrë e grua mbyten në lumin Shkumbin

Jul 17, 2011 | 13:18
Pamje te lumit Shkumbin

LUSHNJE- Një çift humbën jetën, pasi u mbytën ndërsa kishin shkuar për tu freskuar në lumin Shkumbin.

Dy viktimat janë Rexhep dhe Saje Shehu, përkatësisht 67 dhe 49 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sulzotaj, të komunës Tërbuf në Lushjne.

Viktimat ishin banorë të fshatit Sulzotaj.

Nga të dhënat e para të policisë,  mësohet se dy bashkëshortët janë mbytur nga pakujdesia.

Kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë lajmëruar policinë, e cila ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e detajeve të ngjarjes.

© Panorama.al

Te lidhura